Valid Moalem thekson zgjidhjen politike të krizës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84834-valid_moalem_thekson_zgjidhjen_politike_të_krizës_në_siri
Ministri i jashtëm i Sirisë deklaroi se zgjidhja politike e krizës së këtij vendi, do të rezultojë me shkatërrimin e terrorizmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 15, 2019 12:36 Europe/Tirane
  • Valid Moalem thekson zgjidhjen politike të krizës në Siri

Ministri i jashtëm i Sirisë deklaroi se zgjidhja politike e krizës së këtij vendi, do të rezultojë me shkatërrimin e terrorizmit.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Valid Moalem, ministri i jashtëm i Sirisë, të martën në takim me Geir Pedersen, të dërguarin e ri të OKB për çështje të Sirisë, në Damask, deklaroi se Siria është e gatshme të bashkëpunojë me OKB për zgjidhjen politike të krizës në këtë vend.

Geir Pedersen në këtë takim vuri në dukje programet e tij për zgjidhjen politike të krizës në Siri dhe deklaroi: “Për arritjen e një rrugëzgjidhje politike në bazë të parimeve ndërkombëtare dhe rezolutave të KS të OKB, do t’i bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme në këtë drejtim”.

Pedersen gjatë kësaj vizite në Siri do të takohet edhe me presidentin e Sirisë, Bashar Asad dhe me funksionarë të tjerë të lartë të Sirisë me të cilët do të bisedojë për zgjidhjen e krizës në këtë vend.