Hamasi paralajmëron regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84840-hamasi_paralajmëron_regjimin_sionist
Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas ka paralajmëruar Izraelin se duke shkelur dinjitetin e xhamisë Al Aksa, ky regjim do të paguajë çmim të rëndë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2019 18:41 Europe/Tirane
  • Hamasi paralajmëron regjimin sionist

Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas ka paralajmëruar Izraelin se duke shkelur dinjitetin e xhamisë Al Aksa, ky regjim do të paguajë çmim të rëndë.

Hamasi ka paralajmëruar mbi përpjekjet e regjimit sionist për të imponuar një realitet të ri mbi sovranitetin e xhamisë Al Aksa dhe ka thënë se veprimet shkatërruese të ushtarakëve izraelitë kurrë nuk do të pengojnë vullnetin e kombit palestinez për të rimarrë tokat e tij. Hamasi gjithashtu ka kërkuar prani masive të palestinezëve në xhaminë Al Aksa për të mbrojtur këtë xhami. Kohët e fundit janë shtuar shumë sulmet e sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa. Forcat e regjimit sionist kanë sulmuar rojet e xhamisë Al Aksa dhe besimtarët që falnin namazin dhe kanë arrestuar 5 roje të kësaj xhamie.