Jemeni reagon ndaj mashtrimeve të Mike Pompeo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84841-jemeni_reagon_ndaj_mashtrimeve_të_mike_pompeo
Kreu i Komitetit të Lartë të Jemenit për Revolucionin në përgjigje të deklaratës së fundit të Sekretarit të Shtetit, Mike Pampo, për gjoja se Ansarullah ka shkelur Marrëveshjen e Paqes Suedeze, tha se Pompeo mashtron.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2019 18:41 Europe/Tirane
  • Jemeni reagon ndaj mashtrimeve të Mike Pompeo

Kreu i Komitetit të Lartë të Jemenit për Revolucionin në përgjigje të deklaratës së fundit të Sekretarit të Shtetit, Mike Pampo, për gjoja se Ansarullah ka shkelur Marrëveshjen e Paqes Suedeze, tha se Pompeo mashtron.

Muhamed Ali al-Houthi shkroi në Twitter se hapat pozitivë, siç është tërheqja e forcave të Jemenit nga porti i al-Hudejdas, marrëveshja për vendosjen e forcave paqeruajtësve në port dhe njohja e OKB-së për bashkëpunim të plotë me forcat e Ansarullahut tregojnë se pohimet e Mike Pompeo janë të pasakta. Armëpushimi për portin Hudejda në perëndim të Jemenit i dakorduar në Suedi mes delegacionit të Sanaas dhe delegacionit të Rijadit filloi të martën në mëngjes më 18 dhjetor, por koalicioni saudit dhe agjentët e tij vazhdojnë ta shkelin atë për çdo ditë. I mbështetur nga Amerika dhe me propagandën e Arabisë Saudite, kjo e fundit vazhdimisht shkel marrëveshjen e paqes të Stokholmit për armëpushimin në Hudejda. Në këtë mes ajo që është më e paskrupullt është politika amerikane lidhur me luftën në Jemen. Lufta në Jemen ka nisur me dritën jeshile të Uashingtonit për Arabinë Saudite dhe aleatët e saj. Amerika duke i shitur armë Arabisë saudite, duke furnizuar me karburant avionët luftarakë në luftën kundër Jemeni dhe duke trajnuar ushtarakët e Arabisë Saudite ka marrë pjesë tërthorazi në luftën kundër Jemenit. Duke pasur parasysh politikat komplotuese të Amerikës kundrejt Jemenit arrihet të kuptohet se qëndrimet e amerikanëve kundrejt këtij vendi janë vetëm mashtrime dhe përpjekje për të krijuar kushtet e favorshme për koalicionit e kryesuar nga Arabia Saudite. Nga ana tjetër Amerika synon që me propaganda dhe mashtrime ta tregojë veten se luan rolin e ndërmjetësuesit në luftën e Jemenit me qëllim që nëpërmjet pjesëmarrjes tërthorazi të arrijë qëllimet dhe objektivat e saj kundrejt Jemenit. Zhvillimet aktuale në Jemen tregojnë se kthimi sipërfaqësor i Amerikës në qëndrimet e saj kundrejt Jemenit vetëm sa kanë shtuar krime dhe sulmet e Arabisë Saudite dhe kjo do të thotë dritë jeshile e Uashingtonit për koalicionin saudit që të shtojë sulmet në kushtet e vendosjes së armëpushimit. Kjo tregon qartë qëndrimet dhe politikat komplotuese të Amerikës kundrejt Jemenit dhe faktin se politikat e shtëpisë së bardhë janë të pabesueshme. Pala agresore saudite dhe mbështetësit e saj me të tilla intriga, propaganda dhe komplote mundohen ta paraqesin palën Jemenase si fajtore për gjendjen në Jemen dhe të krijojnë kushtet që kjo palë të dorëzohet. Duke qenë se Arabia Saudite me anë të sulmeve ushtarake dhe embargos nuk arriti të detyronte Jemenin që të dorëzohej, tani me anë të dialogut për paqen mundohet t’i imponojë Jemenit politikat e saj. Për këtë arsye ata kanë vendosur disa pika në traktatin e Suedisë për armëpushimin në Hudejda dhe duke e zbatuar në mënyrë të seleksionuar këtë traktat po mundohen të krijojë kushtet që koalicioni saudit të vazhdojë krimet kundër Jemenit. Tani është bërë e qartë për të gjithë se qeveria amerikane është një qeveri mashtruese dhe partnere në krimet e koalicionit saudit kundër popullit Jemenas.