Mualem kërkon zgjidhjen politike të krizës në Siri
Janar 15, 2019 18:41 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm i Sirisë ka thënë se zgjidhja politike e krizës në Siri do të shkatërrojë terrorizmin.
Valid Mualem në takimin që pati me Geir Pedersen, i dërguari i ri i OKB në Siri, ka thënë se Siria është e gatshme të bashkëpunojë me OKB për zgjidhjen politike të krizës në vend. Pedersen ka përmendur programin e punës së tij për zgjidhjen politike të krizës në Siri dhe ka thënë se do të përpiqet për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje politike në përputhje me parimet e OKB dhe rezolutat e KS të OKB. Pedersen gjatë qëndrimit të tij në Siri do të takohet me Bashar Asad presidentin e Sirisë.
Tags