Kamikazi i ISIS vret trupat amerikane në Siri
Janar 16, 2019 15:55 Europe/Tirane
Disa ushtarë amerikanë raportohet se mbetën të vrarë në një sulm vetëvrasës të mërkurën në Siri, thotë ushtria amerikane.
ISIS tha se një nga militantët e tij kishte shpërthyer një jelek bombë pranë një patrulle të SHBA në qytetin kurd të Manbixhit. Një agjenci e lajmeve kurde raportoi se tre ushtarë amerikanë, një oficer lokal i sigurisë dhe nëntë civilë vdiqën. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Trump është informuar lidhur me situatën.
Tags