Grupi terrorist MEK themelon bazë militante në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84991-grupi_terrorist_mek_themelon_bazë_militante_në_afganistan
Mediat e Afganistanit kanë publikuar një lajm sekret në lidhje përpjekjen e Arabisë Saudite dhe Amerikës për të themeluar një bazë militante për grupin terrorist MEK në Afganistan.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 21, 2019 12:52 Europe/Tirane
  • Grupi terrorist MEK themelon bazë militante në Afganistan

Mediat e Afganistanit kanë publikuar një lajm sekret në lidhje përpjekjen e Arabisë Saudite dhe Amerikës për të themeluar një bazë militante për grupin terrorist MEK në Afganistan.

Agjencia e lajmeve "Rejanews" njoftoi se mediat e Afganistanit duke publikuar një lajm top-sekret i cili flet për përpjekjet e Arabisë Saudite dhe Amerikës për themelimin e një baze ushtarake për grupin terrorist MEK në Afganistan, kanë deklaruar se ky lajm mund të ngjallë ndjeshmërinë dhe reagime të ashpra të palës iraniane dhe t'i shtyjë ata që t'i përballen me veprime adekuate këtyre lëvizjeve anti-iraniane.

Sipas këtij burimi, Donald Trump, presidenti i Amerikës, ka filluar veprime të reja kundër Iranit, veprime të cilat më shumë se në të kaluarën mund ta rrezikojnë seriozisht stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe të botës.

Një pjesë e ndihmave anti-iraniane të Trump kanë shkuar në duar të terroristëve të MEK në mënyrë që ata në zonat kufitare të vendeve fqinjë me Iranin të krijojnë kamp ushtarak dhe nga aty të depërtojnë brenda në Iran dhe të kryejnë veprime destruktive. Në këtë raport thuhet: "Një pjesë e ndihmave të administratës së Amerikës i janë ndarë edhe pajisjes kibernetike të terroristëve të grupit MEK në mënyrë që ata të zhvillojnë një aktivitet më të gjerë në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Instagram".

Kohëve të fundit janë publikuar lajme se kanë filluar negociatat me krerët e Irakut dhe Afganistani në Bagdad dhe Kabul për të themeluar kampe ushtarake për terroristët e MEK. Një burim i pallatit presidencial të Afganistanit pretendon se Marjam Raxhavi ka shkuar në Kabul të Afganistanit dhe u takua dhe ka biseduar me Ahmdullah Moheb, këshilltarin e lartë për siguri kombëtare të Ashraf Ghani. Raxhavi, liderja e grupit terrorist MEK së bashku me diplomatët amerikanë kanë shkuar në Kabul dhe në ditët e ardhshme do të vizitojë rajonin Zirkuh në Herat në mënyrë që në këtë rajon të themelojë një kamp ushtarak.  

Ajo gjithashtu do të marrë në dorëzim një pjesë të bazës ushtarake të amerikane me disa forca të grupit terrorist MEK të cilat disa vite më parë nga Bagdadi janë transferuar në këtë rajon.