Sana bombardohet me urdhrin e drejtpërdrejtë të Amerikës
Sekretari i përgjithshëm i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah të Jemenit deklaroi se koalicioni agresor i Arabisë Saudite me urdhër të drejtpërdrejtë të Amerikës ka bombarduar qytetin Sana.
Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se Fadl Abu Talib, sekretari i përgjithshëm i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah, vuri në dukje humbjet e mëdha të mercenarëve sauditë në frontet e ndryshme të këtij vendi dhe shtoi: "Agresorët saudit me sulmet ajrore kundër kryeqytetit të Jemenit, po mundohen të forcojnë moralin e mercenarëve sauditë".
Fadl Abu Talib theksoi: Përpjekjet e armiqve për të goditur forcat e rezistencës popullore të Jemenit nëpërmjet bombardimeve dhe sulmeve ajrore, janë të gjykuara të dështojnë".
Dajfullah Al-Shami, një funksionar tjetër i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, më par ka deklaruar se Amerika është faktori që merr vendim për vazhdimin ose ndërprerjen e luftës në Jemen.