Reagimi i Irakut ndaj provokimeve të Amerikës dhe kërcënimeve të Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85006-reagimi_i_irakut_ndaj_provokimeve_të_amerikës_dhe_kërcënimeve_të_izraelit
Kasem Mosleh, një prej komandantëve të forcës popullore Hashd Shaabi në provincën Anbar të Irakut, njoftoi mbi përpjekjet e Amerikës për krijimin e bërthamave të varura nga grupi terrorist ISIS në Irak dhe në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 22, 2019 05:49 Europe/Tirane
  • Reagimi i Irakut ndaj provokimeve të Amerikës dhe kërcënimeve të Izraelit

Kasem Mosleh, një prej komandantëve të forcës popullore Hashd Shaabi në provincën Anbar të Irakut, njoftoi mbi përpjekjet e Amerikës për krijimin e bërthamave të varura nga grupi terrorist ISIS në Irak dhe në Siri.

Ndërsa Main Kazemi, një tjetër komandant i grupit Hashd Shaabi në Irak duke reaguar ndaj kërcënimeve të fundit të regjimit sionist për sulme në Irak ka thënë se me mijëra raketa janë të  gatshme për tu lëshuar në rast të ndonjë sulmi nga ana e Izraelit. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ka pretenduar se regjimi sionist synon të sulmojnë pozicionet e forcës Hashd Shaabi në Irak. Kasem Mosleh, një prej komandantëve të forcës popullore Hashd Shaabi ka njoftuar për një komplot të SHBA për të sulmuar forcat Hashd al-Shabi në Irak. Mosleh tha se forcat amerikane filluan të identifikojnë dhe të mbledhin informacione rreth bazave të Hashd al-Shabi, të cilat janë të bazuara në kuadër të divizionit të pestë të Policisë në Bagdad. Ai, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara synojnë të kapin koordinatat e Hashd al-Shabi në Bagdad, i kërkoi kryeministrit irakian Adel Abdul Mahdi të reagojë kundër komploteve të tilla dhe kundër atyre që punojnë me amerikanët në këtë drejtim. Gjatë javëve të fundit, një numër i zyrtarëve politikë dhe të sigurisë irakiane në mënyrë të përsëritur kanë paralajmëruar për lëvizjet e reja të SHBA në kufirin sirian me Irakun dhe mundësinë e infiltrimit të elementëve të ISIS në vend dhe i bënë thirrje qeverisë të përcaktojë praninë e trupave amerikane në territorin irakian. Forcat irakiane Hashd Al Shaabi kanë asgjësuar një sulm të terroristëve takfiristë të ISIS, të cilët kishin për qëllim të depërtonin në kufijtë e përbashkët midis Sirisë dhe Irakut. Sajti zyrtar i lidhur me forcat Hashd Al Shaabi po ashtu ka njoftuar: Njësitë raketore të këtyre forcave kanë zmbrapsur një sulm të terroristëve në thellësi të Sirisë. Kohë më parë, kryeministri irakian vlerësoi rolin e forcave vullnetare të Hashd al-Shaabit në garantimin e sigurisë së kufijve mes Irakut dhe Sirisë. Vlen të theksohet se ushtria dhe forcat popullore të Irakut deri më tani kanë kryer shumë operacione për spastrimin e rajoneve të ndryshme të këtij vendi nga prania e elementëve të mbetur nga grupi terrorist ISIS. Main Kazemi, një tjetër komandant i grupit Hashd Shaabi në Irak theksoi se sulmi ndaj forcave të Hashd Shaabi tregon fuqinë e madhe të këtyre forcave kundër armiqve të Irakut. Një numër i personave të armatosurve kanë sulmuar Hashd Shaabi ku për pasojë 27 pjesëtarë të forcave speciale të këtij grupi kanë humbur jetën. Ditë më parë, Main Kazemi përshkroi kërkesën e disa rrymave politike për trupat amerikane për të hyrë në provincat sunite të Irakut, si një përpjekje për të legjitimuar pushtimin e Irakut nga Shtetet e Bashkuara. Kazemi, komandant i Hashd al-Sha'bi, tha se kërkesa e disa rrymave politike për vendosjen e trupave amerikane në qytetet sunite në Irak nënkupton legalizimin e pushtimit të Irakut. Ai theksoi se lëvizjet politike dhe partitë politike nuk kanë të drejtë të vendosin për mobilizimin e forcave të armatosura të Irakut ose të kërkojnë transferimin e trupave të huaja në zonat e territorit të Irakut, pasi kjo është vetëm e drejt e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura në Irak.