Martin Griffiths viziton përsëri Sana-n
Martin Griffiths, i dërguari i posaçëm i OKB për Sirinë ka vizituar edhe një herë Sana-n për të analizuar zbatimin e marrëveshjes për armëpushim në Hudejda.
Kjo është vizita e dytë e Martin Griffiths brenda muajit janar në Jemen. Pas disa ditësh Griffiths do të vizitojë Arabinë Saudite ku do të takohet me përfaqësuesit e qeverisë së dorëhequr të Jemenit të kryesuar nga Abdarabuh Mansur Hadi. Marrëveshja për armëpushim në Hudejda është arritur me 18 dhjetor por ajo është shkelur vazhdimisht nga pala saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.