Forcat jemenase sulmojnë pozicionet saudite në Xhizan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85017-forcat_jemenase_sulmojnë_pozicionet_saudite_në_xhizan
Forcat e ushtrisë së Jemenit edhe një herë kanë sulmuar bazat dhe pozicionet e ushtrisë së Arabisë saudite në rajonin Xhizan.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 22, 2019 19:54 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë pozicionet saudite në Xhizan

Forcat e ushtrisë së Jemenit edhe një herë kanë sulmuar bazat dhe pozicionet e ushtrisë së Arabisë saudite në rajonin Xhizan.

Ditën e hënë pas një sulmi të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit kundër bazave të ushtrisë saudite në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite, janë vrarë dhe plagosur disa ushtarakë sauditë. Snajperistët jemenas kanë vrarë të paktën 5 ushtarakë sauditë në provincën Xhizan të Arabisë Saudite. Ushitria jemenase ka sulmuar me raketa fshatin Kamar në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite. Ndërsa ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar rajonin Tale Rexhale në provincën Nexhran po në jug të Arabisë Saudite. Deri tani vetëm mediat saudite kanë pohuar vrasjen dhe plagosjen e ushtarakëve sauditë në zonat kufitare me Jemenin. Vlen të theksohet se prej vitit 2015, Arabia Saudite ka nisur agresionin e saj ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit në pushtet të Abdarabuh Mansur Hadi, ish presidenti i vetë dorëhequr i Jemenit. Ky sulm ka vrarë dhe plagosur me mijëra civilë të pafajshëm jemenas, ka shpërngulur me miliona të tjera dhe ka dëmtuar tej mase infrastrukturën e vendit.