Turqia planifikon hetim ndërkombëtar për rastin Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85018-turqia_planifikon_hetim_ndërkombëtar_për_rastin_khashoggi
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se Turqia po përgatit masa për të nisur një hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 22, 2019 16:25 Europe/Tirane
  • Turqia planifikon hetim ndërkombëtar për rastin Khashoggi

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se Turqia po përgatit masa për të nisur një hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Ai nuk e shtjelloi më shumë këtë proces, por i tha agjencisë “Anadolu” se Ankaraja tashmë ka përgatitur bazën për një hetim ndërkombëtar dhe së shpejti do të ndërmerren hapat e nevojshëm. Kolumnisti i “Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili kritikonte Princin e Kurorës saudite u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll. Arabia Saudite po gjykon 11 persona, përfshirë disa nga rrethi i ngushtë i Princit të Kurorës, dhe po kërkon dënim me vdekje kundër pesë prej tyre, raporton Asocciated Press.