Erdogan thekson mbi dorëzimin e qytetit Manbixh qeverisë së Damaskut
Presidenti turk ka thënë se qyteti Manbixh duhet t'i dorëzohet qeverisë së Damaskut. Rexhep Taip Erdogan tha të hënën se qeveria e Ankarasë nuk do të lejojë ndërhyrjen e të tjerëve dhe do t'ia dorëzojë qytetin Manbixh qeverisë siriane.
Presidenti turk gjithashtu theksoi luftën kundër grupeve të armatosura kurde në Sirinë veriore pranë kufirit turk. Rexhep Tajip Erdogan njoftoi gjithashtu udhëtimin e tij në Rusi dhe takimin me presidentin Vladimir Putin javën e ardhshme. Presidenti i Turqisë është shprehur i vendosur për të vazhduar bashkëpunimin e Turqisë me Iranin dhe Rusinë për të vendosur një siguri stabile në Siri. Rexhep Taip Erdogan ka thënë se Ankaraja po bën përgatitjet për organizimin e një takimi me Hasan Ruhani dhe Vladimir Putin. presidenti i Turqisë përmendi edhe takimin e tij me Vladimir Putin në janar të vitit 2019 dhe tha se Ankaraja ka krijuar një zonë të sigurt në veri të Sirisë në një distancë prej 20 miljesh. Sa i përket bisedës së tij telefonike me presidentin Donald Trump, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Trump është i vendosur të zbatojë vendimin për tërheqjen nga Siria. Ai tha se qëndrimet e Turqisë dhe Amerikës mbi Sirinë ndryshojnë dhe shtoi se mesazhi i fundit i Donald Trump i cili ka kërcënuar ekonominë e Turqisë, ka shkaktuar irritimin dhe pakënaqësinë e qeverisë turke.Nga ana tjetër, Kurdët e Sirisë kanë publikuar një deklaratë në të cilën janë theksuar pikat e propozuara të tyre për arritjen e marrëveshjes me qeverinë qendrore të Sirisë duke theksuar në ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Sirisë dhe unitetin e ushtrisë së këtij vendi. Pikat e planit të paraqitur nga ana e kurdëve të Sirisë përfshinë çështje të ndryshme si arsimin, përdorimin e gjuhës, mbrojtjen e vendit, integrimin e vërtetë në Siri nën flamurin e unifikuar të këtij vendi. Sipas njërës prej pikave të këtij plani të propozuar, forcat e sigurisë së brendshme në rajonet e administratës autonome duhet të veprojnë në bazë të këshillave lokal që të mos ketë kontradiktë me Kushtetutën e Sirisë. Administrata autonome demokrate e kurdëve të Sirisë gjithashtu ka deklaruar se gjatë negociatave që do të zhvillohen me qeverinë e Sirisë, do të bisedohet më gjerësisht në lidhje me pikat e këtij plani.