Arrestohet një spiun i Mosadit në Liban
Komanda e ushtrisë libaneze njoftoi për arrestimin e një spiuni të regjimit sionist në Liban.
Agjencia Sputnik e lajmeve thotë se në deklaratën e lëshuar prej ushtrisë së Libanit thuhet se një person i varur dhe në shërbim të Mosadit izraelit, është arrestuar ditë më parë. Sipas ushtrisë, personi në fjalë në qytetin Sejda në jug të Libanit është përpjekur të vrasë Muhamed Hamdan, një prej liderëve të lëvizjes Hamas më 14 janar të vitit 2018. Muhamed Hamdan pas shpërthimit të një bombe të vendosur në automjetin e tij është plagosur nga këmba dhe dora. Pas kësaj ngjarjeje mesa duket Mosadi izraelit i kishte kërkuar agjentit të tij që të largohej nga Libani dhe të rikthehej pas tre muajsh. Spiuni i arrestuar ka pranuar se ka bashkëpunuar me Mosadi që prej vitit 2014.