Taleban fillon negociatat me Amerikën në Doha
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85037-taleban_fillon_negociatat_me_amerikën_në_doha
Zëdhënësi i grupit Taleban me anë të një deklarate ka bërë të ditur fillimin e negociatave të këtij grupi me Amerikën në Doha të Katarit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 23, 2019 09:47 Europe/Tirane
  • Taleban fillon negociatat me Amerikën në Doha

Zëdhënësi i grupit Taleban me anë të një deklarate ka bërë të ditur fillimin e negociatave të këtij grupi me Amerikën në Doha të Katarit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Zebihullah Muxhahed, zëdhënësi i grupit Taleban, të hënën ka publikuar një deklaratë në të cilën bëri të ditur fillimin e negociatave të këtij grupi me Amerikën në Doha të Katarit dhe deklaroi se pala amerikane duke pranuar programin për t'i dhënë fund pushtimit të Afganistanit, u kthye në tryezën e bisedimeve.

Në deklaratën e publikuar nga zëdhënësi i grupit Taleban, thuhet: "Dje përfaqësuesit amerikane janë takuar me përfaqësuesit e grupit Taleban në Doha, kryeqytetin e Katarit.

Takimi i negociatave për paqe mes këtij grupi dhe Amerikës i cili ishte caktuar të mbahej më 9 janar në Doha të Katarit, ishte anuluar për shkak të mosmarrëveshjes të Talebanëve në lidhje me agjendën e këtij takimi dhe bisedimeve të tij.