Katari: Mosmarrëveshjet me sauditët akoma po vazhdojnë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85045-katari_mosmarrëveshjet_me_sauditët_akoma_po_vazhdojnë
Ministri i punëve të jashtme të Katarit deklaroi se mosmarrëveshjet e Dohas me sauditët apo po vazhdojnë dhe Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik nuk ka ndihmuar fare në zgjidhjen e këtyre tensioneve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 23, 2019 15:29 Europe/Tirane
  • Katari: Mosmarrëveshjet me sauditët akoma po vazhdojnë

Ministri i punëve të jashtme të Katarit deklaroi se mosmarrëveshjet e Dohas me sauditët apo po vazhdojnë dhe Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik nuk ka ndihmuar fare në zgjidhjen e këtyre tensioneve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, ministri i jashtëm i Katarit, në takimin "Paqja në botën shumëpolëshe" në Davos të Zvicrës, deklaroi: "Tani po kalojnë rreth 20 muaj që nga bllokada e vendosur ndaj Katarit dhe Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik nuk ka dhënë kurrfarë ndihme për të zgjidhur këtë çështje dhe pikërisht për këtë arsye, situata është bërë më shumë e komplikuar".

Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani shtoi: "Doha që nga fillimi i krizës, ka bërë hapa konsiderueshëm për të zgjidhur këtë krizë, mirëpo shtetet e tjera siç duket nuk janë të interesuara fare për të bërë veprime konstruktive.

Deklaratat e ministrit të jashtëm të Katarit tregojnë dështimin e vizitës së fundit të ministrit të jashtëm të Omanit dhe sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik në Doha.