Amerika do të hapë një bazë të re ushtarake në Siri
Me gjithë deklaratën e presidentit amerikan për tërheqjen e trupave nga Siria, ushtria amerikane po ndërton një bazë të re ushtarake në këtë vend.
Lajmi bëhet i ditur nga burimet siriane të cilët thonë se baza ushtarake po ndërtohet në qytetin Basira në juglindje të provincës Dejrul Zur në lindje të Sirisë. Kjo bazë përputhet me deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit i cili ka paralajmëruar vazhdimin e pranisë amerikane në Siri. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo deklaroi se forcat ushtarake amerikane do të mbeten në Siri derisa terroristët e ISIS të mposhten. Kjo deklaratë duket të jetë edhe një shenjë e mosmarrëveshjes në Uashington lidhur me urdhrin e Presidentit Donald Trump për të evakuuar forcat amerikane nga Siria. Kundërshtarët e vendimit të Trump argumentuan se largimi i trupave amerikane nga konflikti i gjatë sirian përbën një fitore për Iranin dhe Rusinë, të cilët kanë ndihmuar qeverinë siriane të dëbojë militantët e huaj nga pjesa më e madhe e vendit. "Sa i përket Sirisë, Presidenti Trump ka marrë një vendim taktik," tha Pompeo.