Në Faluxha të Irakut zbulohet një tunel 3 km i gjatë
Është zbuluar një tunel 3 km i gjatë që i përkiste grupit terrorist ISIS në Faluxha, në provincën Anbar në Irak.
Agjencia e Inteligjencës Ushtarake Irakiane (IIS) njoftoi në një deklaratë të premten se tuneli u zbulua gjatë operacionit të forcave të inteligjencës irakiane në zonën al-Shohada në Faluxha. Qyteti i Faluxhës u çlirua në vitin 2016 nga pushtimi i ISIS. Pas njoftimit të humbjes së ISIS në Irak, operacionet terroriste janë shpërndarë nëpër zona të ndryshme dhe në të njëjtën kohë ndjekja penale, zbulimi dhe vëzhgimi i forcave qeveritare kundër terroristëve vazhdon. Burimet e sigurisë në provincën Dijale në lindje të Irakut kanë raportuar gjithashtu për arrestimin e dy terroristëve që ishin në kërkim. Terroristët e ISIS vranë dy oficerë të policisë federale irakiane të dielën në mbrëmje gjatë një sulmi në fshatin Shirak.