Eksperienca 40 vjeçare e mbretit Selman
Pushteti i mbretit Selman është futur në vitin e pestë në kohën kur gjatë 4 viteve të kaluara, politikat e tij në rajon kanë qenë agresive, të cilat janë vënë re sidomos nga sjellja e princit Bin Selman, që ka pasur një dosje të dobët në veprimtarinë e tij.
Mbreti Selman bin Abdul’aziz ka marrë pushtetin në mbretërinë saudite më 23 janar të vitit 2015. Që nga ajo kohë e deri tani ka përfunduar një mandat 4-vjecar i pushtetit të tij dhe djalit të tij Muhamed bin Selman. Mbreti Selman, pushtetin e tij mbretëror në Arabinë saudite e nisi me ndryshime thelbësore në kabinetin qeveritar. Ndryshimet në kabinet u bënë për të krijuar kushtet që djali i tij Muhamed bin Selman të marrë postin e mbretit. Gazeta libaneze Al Akhbar e Libanit duke analizuar pushtetin e mbretit saudit, shprehet për intelektin e bandave dhe thotë se ndryshimet e kryera nga mbreti Selman në 4 vitet e kaluara kanë qenë të jashtëzakonshme, ndryshime që kishin për qëllim ndryshimin e strukturës së trashëgimisë dhe eliminimin e princave të fronteve rivale nga familja Al Saud. Ekipi qeveritar i mbretit Selman bin Abdul’aziz në 4 vitet e kaluara ka ndjekur politika kontradiktore edhe në sferën shoqërore. Nga njëra anë u bënë reforma në të drejtat qytetare dhe sidomos për të drejtat e femrave, ndërsa nga ana tjetër në krahasim me të kaluarën u shtuan shumë arrestimet e aktivistëve politikë, klerikëve fetarë dhe princave. Edhe pse princi Muhamed bin Selman ka propozuar planin për përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend deri në vitin 2030, mirëpo të gjithë janë të mendimit dhe kanë bindjen se ky plan nuk mund të zbatohet dhe nuk është gjë tjetër veçse një imagjinatë. Në 4 vitet e kaluara politika e jashtme e Arabisë saudite ka qenë shumë agresive. Qeveria saudite në mars të vitit 2015 sulmoi Jemenin dhe kjo luftë ashtu si mbretëria e mbretit Selman është futur në vitin e pestë. Qeveria e mbretit Selman në vitin 2016 ndërpreu marrëdhëniet e Arabisë saudite me Iranin ndërsa në qershor të vitit 2017 ndërpreu marrëdhëniet me Katarin, me qëllim që të mos ketë lidhje me një fuqi rajonale dhe me një faktor të rëndësishëm të botës arabe. Mirëpo këto vendime jo vetëm që nuk krijuan favore për qeverinë e mbretit Selman por ato konsiderohen si një pikë e dobët shumë e rëndësishme dhe tregojnë se Arabia Saudite nuk dëshiron stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal. Duhet të thënë se gjatë mbretërisë së mbretit Selman, Arabia Saudite asnjëherë tjetër nuk është ofenduar kaq shumë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Donald Trump, zyrtarisht e ka quajtur Arabinë saudite një lopë qumështi dhe kjo tregon se Uashingtoni nuk i kushton rëndësi pozitës së këtij vendi por dollarëve të naftës së tij. megjithatë mbreti Selman dhe djali i tij Muhamed Bin Selman jo vetëm që nuk ndërmorën asnjë masë për tu përballur me këto pikëpamje ofenduese të presidentit amerikan, por duke iu afruar Izraelit, gjë e cila është një dëshirë e Amerikës, në praktikë kanë pranuar ofendimet e bëra nga Donald Trump.