Ushtria siriane dërgon forca të reja në Idlib dhe Hamah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85191-ushtria_siriane_dërgon_forca_të_reja_në_idlib_dhe_hamah
Mediat siriane kanë bërë të ditur se ushtria ka dërguar forca të reja në Idlib dhe Hamah për të shkatërruar grupet terroriste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2019 05:15 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane dërgon forca të reja në Idlib dhe Hamah

Mediat siriane kanë bërë të ditur se ushtria ka dërguar forca të reja në Idlib dhe Hamah për të shkatërruar grupet terroriste.

Dje ushtria e Sirisë ka neutralizuar përpjekjet e grupeve terroriste për të sulmua rajonin Arbain në veri të provincës Hamah. Ushtria siriane ndaj terroristëve ka përdorur artileri të rëndë dhe ka bombarduar pozicionet e tyre në Arbain, Zakah dhe Hasaria në veri të provincës Hamah. Grupet terroriste përveçse kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane kanë sulmuar edhe banorët civilë të këtyre zonave.