Përfaqësuesi i OKB viziton provincën Hudejda në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85248-përfaqësuesi_i_okb_viziton_provincën_hudejda_në_jemen
Përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Jemenit ka shkuar në provincën Hudejda për të analizuar zbatimin e rezolutës 2452 të KS të OKB.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 30, 2019 04:55 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i OKB viziton provincën Hudejda në Jemen

Përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Jemenit ka shkuar në provincën Hudejda për të analizuar zbatimin e rezolutës 2452 të KS të OKB.

Sipas rezolutës së lartpërmendur, në Hudejda të Jemenit është vendosur armëpushimi. Martin Griffiths viziton për herë të parë provincën Hudejda që nga miratimi i marrëveshjes për armëpushim në Suedi. Dje përfaqësuesi I OKB për Jemenin ka vizituar për të tretën herë Sanan, kryeqytetin e Jemenit. Vizita e tij në Jemen bëhet në kohën kur agresorët sauditë dhe mercenarët e tyre, kanë shkelur disa herë marrëveshjen e Stokholmit duke sulmuar dhe bombarduar provincën Hudejda dhe duke shkelur rezolutat e KS të OKB.