Martirizohet një vajzë palestineze në Kodsin lindor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85259-martirizohet_një_vajzë_palestineze_në_kodsin_lindor
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka njoftuar për vrasjen e një vajze adoleshente palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 30, 2019 10:26 Europe/Tirane
  • Martirizohet një vajzë palestineze në Kodsin lindor

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka njoftuar për vrasjen e një vajze adoleshente palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Palestinës të mërkurën ka deklaruar se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë vrarë adoleshenten palestineze Semah Zuhejr Mubarek në afërsi të korridorit Al-Zaim në lindje të qytetit Kods në Bregun Perëndimor të Limit Jordan.

Sipas këtij burimi, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë pretenduar se adoleshentja palestineze ka tentuar të kryejë operacione rezistente me armë të ftohtë.

Forcat ushtarake të regjimit sionistë edhe të hënën në mbrëmje kanë vrarë dy palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.