9 muaj me vonesë fillon punën qeveria e Libanit
Qeveria e re e Libanit pas një periudhe mjaft të gjatë prej 9 muajsh më në fund është shpallur nën kryesinë e kryeministri Saad Harari.
Sipas agjencisë Fars të lajmeve kreu i këshillit informativ të këshillit të ministrave të Libanit njoftoi se Saad Hariri ka shpallur përbërjen e kabinetit të tij qeveritar. Fuad Falifel ka thënë se më herët këshilli në fjalë pranoi dorëheqjen e kryeministrit Saad Hariri por pas një farë kohe shpalli kandidaturën e tij për postin e kryeministrit. Pas shpalljes së kabinetit qeveritar, Saad Hariri ka shkuar në presidencë nga ku ka kërkuar falje nga popullit libanez për vonesën në formimin e qeverisë. Ai tha se shkaku i kësaj vonese nuk ka qenë i rëndësishëm por shtoi se me qeverinë e re do të punohet për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe krizës financiare dhe ekonomike në vend. Ne kemi kaluar një dosje të vështirë politike dhe tani është mirë që kjo dosje të qëndrojë e mbyllur dhe të ndjekim punën dhe përpjekjet tona, tha në fjalën e tij Saad Hariri kryeministër i Libanit.