Sionistët sulmojnë vendet islamike palestineze
(last modified Tue, 05 Feb 2019 19:51:34 GMT )
Shkurt 05, 2019 20:51 Europe/Tirane
  • Sionistët sulmojnë vendet islamike palestineze

Kolonët sionist shkruan në murin e një xhamie disa slogane raciste dhe sulmuan fshatin Dayr Dibwan në lindje të Ramallahut.

Shejh Jusef Adeis, ministër i çështjeve fetare të Palestinës, duke dënuar këtë sulm, ka deklaruar: Pas sulmeve të përditshme të kolonëve dhe ushtarëve sionist ndaj popullit palestinez, më nuk ka mbetur asnjë vend i sigurt për të kryer adhurim. Adeis ka kërkuar nga vendet islamike, arave dhe bashkësia ndërkombëtare që të ruajnë vendet e shenjta në Palestinë. Qendra Palestineze për Studim gjithashtu në një raport të saj ka njoftuar: Kryebashkiaku sionist i Tiberias, territoret veriore të pushtuara, me qëllim të jahudizimit të vendeve të shenjta islamike, xhaminë AL Bahar e ka shndërruar në muze.   Qendra Palestineze për Kërkime më tej shtoi se komuna e Tiberias ka pushtuar edhe vende tjera islamike të këtij qytetit dhe i ka kthyer disa prej tyre në dyqane dhe kafene.

 

Tags