Abdul Mehdi: Iraku nuk do të përdoret kundër asnjë vendi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85454-abdul_mehdi_iraku_nuk_do_të_përdoret_kundër_asnjë_vendi
Kryeministri irakian tha të martën se vendi i tij nuk do të lejojë që territori i tij të përdoret kundër ndonjë vendi tjetër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 06, 2019 03:32 Europe/Tirane
  • Abdul Mehdi: Iraku nuk do të përdoret kundër asnjë vendi

Kryeministri irakian tha të martën se vendi i tij nuk do të lejojë që territori i tij të përdoret kundër ndonjë vendi tjetër.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump të dielën, në një intervistë me CBS News Network të SHBA, tha se prania e vazhdueshme e trupave amerikane në Irak është për të vëzhguar Iranin. Kryeministri irakian Adil Abdul Mehdi në një konferencë shtypi javore tha se kundërshton dhe mohon deklaratën e Trump, i cili tha se SHBA ka bazat ushtarake në Irak dhe shtoi se : "Trupat amerikane në Irak janë duke trajnuar forcat vendase në kuadër të koalicionit ndërkombëtar  për luftën kundër ISIS. Presidenti Barham Saleh dhe kreu i parlamentit irakian, Muhamed al-Halbosi, kanë shprehur një reagim në kundërshtim me Donald Trump, deklarata e të cilit është konsideruar në kundërshtim me kushtetutën dhe sovranitetit kombëtar të vendit. Lëvizjet e mëdha në Parlamentin Kombëtar të Irakut dhe partitë e ndryshme irakiane, si dhe shumë personalitete me dhënien e deklaratave të veçanta kanë dënuar veprimet ndërhyrëse të Trump-it dhe i kanë bërë thirrje parlamentit që menjëherë të miratojë tërheqjen dhe dëbimin e forcave amerikane nga Iraku.