Dredhia e rrezikshme turke në Siri
Turqia e Erdoganit po luan një lojë balancuese që rrezikon të përfundojë si shumë e dëmshme për të. Ankaraja dëshiron të ketë një dorë në Lindje dhe Perëndim të Eufratit.
Ndërsa Erdogan pretendon se ka kontakte "elementare" me shtetin sirian, burime të mirë-informuara kanë raportuar se "mijëra elementë terroristë të huaj" kanë shkuar në Siri "nga territori turk dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë nga xhandarmëria e këtij vendi ". Sipas agjencisë Sputnik, veprimet e elementeve terroristë të huaj në territorin turk janë rritur në dy ditët e fundit, elementë që pritet të bashkohen me radhët e bashkëpunëtorëve të tyre që veprojnë në Idlib në Sirinë veriperëndimore. Sipas burimeve lokale në Idlib, mijëra terroristë të huaj sapo kanë mbërritur në Idlib nga territori turk dhe rrjedha vazhdon të intensifikohet. Duket se po përgatitet një plan për takimin Erdogan-Ruhani-Putin. Sepse gjithmonë sipas këtyre burimeve, është xhandarmëria turke që ka organizuar mbërritjen e terroristëve në fjalë. Sipas këtyre burimeve, "këta terroristë u bashkuan me mijëra pjesëtarë në Frontin al-Nusra", i cili me një pjesëmarrje të dukshme të ushtrisë turke, menaxhoi një operacion gjatë gjithë shtatorit për të kontrolluar tërësinë e Idlibit dhe shumë lokalitete në Hama dhe Alepo. Çuditërisht, terroristët perëndimorë ishin gjithashtu në mesin e tyre. Bazuar në këto fakte, analistët politikë ngrenë pyetjen: Ndërsa presidentët iranianë, rusë dhe turq planifikojnë të diskutojnë më 14 shkurt në Soçi mbi gjendjen e Sirisë veriore, cila është qëllimi i këtij akti turk? Duke qenë një nga tri palët e marrëveshjes së Soçit, manovrat e Turqisë synojnë të tërheqin favore nga SHBA në këmbim të pranimit të pranisë turke në Eufratin lindor. Ankaraja dëshiron të krijojë një "zonë të sigurisë" 30 km në thellësi të territorit sirian kundër elementëve kurdë të Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG). Duke shfrytëzuar rrezikun kurd si një pretekst, Erdogan dëshiron të imponojë një " kanton turk" në Sirinë veriore. Duke vepruar kështu, ai ka në plan të ndryshojë strukturën demografike të zonës veriore siriane, do të tentojë të tubojë forcat Peshmerga nga Kurdistani irakian, anëtarët arabë të Forcave Demokratike të Sirisë (kryesisht pjesëtarë të ISIS) dhe më në fund terroristët e lidhur me Ahmad Xharba në lindje të Eufratit dhe e gjithë kjo nën pretekstin e dëshirës për tu përballur me kërcënimet e kurdëve. Kjo është arsyeja pse një delegacion turk po viziton Uashingtonin për të mbajtur diskutime me amerikanët. Por kjo lojë e dyfishtë ka pak gjasa të ketë sukses. Së pari, për shkak të peshës së madhe iraniane dhe asaj ruse dhe faktit se Ankaraja nuk mund të luajë as me Iranin, as me Rusinë dhe gjithashtu Turqia nuk ka mjetet strategjike për realizimin e ambicieve të saj.