Izraeli shkel kufijtë e Libanit, proteston kryetari i Parlamentit të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85493-izraeli_shkel_kufijtë_e_libanit_proteston_kryetari_i_parlamentit_të_libanit
Kryetari i Parlamentit të Libanit deklaroi se regjimi sionist duke i dhënë leje një kompanie në zënën e konfliktit në kufirin mes Libanit dhe Palestinës së pushtuar, po ushtron agresion ndaj ujërave të Libanit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 07, 2019 14:47 Europe/Tirane
  • Izraeli shkel kufijtë e Libanit, proteston kryetari i Parlamentit të Libanit

Kryetari i Parlamentit të Libanit deklaroi se regjimi sionist duke i dhënë leje një kompanie në zënën e konfliktit në kufirin mes Libanit dhe Palestinës së pushtuar, po ushtron agresion ndaj ujërave të Libanit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Nabie Bari, kryetari i Parlamentit të Libanit, të mërkurën deklaroi se agresioni i regjimit sionist ndaj kufijve të Libanit është çështje e rrezikshme ndaj të cilës nuk mund të heshtim, për arsye se ky veprim konsiderohet agresion ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit dhe në këtë mënyrë sulmohen resurset ujore dhe naftore të Libanit.

Ndërkohë Ali Al-Bazi, deputet i Parlamentit të Libanit, ka deklaruar se Izraeli po vazhdon agresionin kufitar të tij dhe kjo është në kohën kur pala libaneze nuk ka kurrfarë ndërhyrje në zonat për të cilat ekziston mosmarrëveshje.