Koalicioni agresor saudit vazhdon sulmet në veri të Jemenit
Koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka bombarduar përsëri vendbanime civile në veri të Jemenit me rakete dhe artileri.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ditën e mërkurë vendbanimet civile të qyteteve Razeh, Manba dhe Bakum në provincën Sa’de të Jemenit janë bombarduar nga raketat dhe artileria si dhe nga avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite ku si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të koalicionit agresor të dhe mercenarëve të Arabisë Saudite kundër vendbanimeve civile në qytetin Al-Derejhemi në provincën Al-Hudejda të Jemenit, janë plagosur dy gra dhe dy fëmijë.
Forcat mercenare të Arabisë Saudite kanë depërtuar në drejtim të pozicioneve të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në perëndim të rajonin His në provincën Hudejdah dhe duke përdorur armatime gjysmë të rënda, kanë sulmuar shtëpitë dhe vendbanimet civile në qytetin Al-Derejhemi.