ISIS organizon grusht shteti kundër Abu Bekr Bagdadit
(last modified Sat, 09 Feb 2019 06:05:33 GMT )
Shkurt 09, 2019 07:05 Europe/Tirane
  • ISIS organizon grusht shteti kundër Abu Bekr Bagdadit

Gazeta britanike Guardian në një artikull të saj njoftoi për një grusht shteti brenda ISIS kundër kreut Abu Bekr Bagdadi.

Abu Bekr Bagdadi, i ka shpëtuar një grusht shteti brenda ISIS të organizuar muajin e kaluar  nga luftëtarët e huaj anëtarë të kësaj organizate, shkruan gazeta Guardian. Sipas burimeve të inteligjencës perëndimore, grushti i shtetit brenda ISIS dhe kundër ABu Bekr Bagdadit është kryer në një qytezë afër rajoni Haxhin pjesë e provincës Dejrul Zur në Siri. Në këtë grusht shteti, luftëtarët e huaj të ISIS, me qëllim kanë shkëmbyer zjarr me truprojat e Abu Bekr Bagdadit mirëpo ai ka mundur t’i shpëtojë këtij atentati. Në këtë përleshje janë vrarë 2 persona ku njëri prej tyre është person shumë i afërt me Abu Bekr Bagdadi. ISIS ka përcaktuar një shpërblim të madh për vrasjen e Abu Muadh Xhazaeri që është një prej 500 luftëtarëve të huaj të grupit terrorist ISIS. ISIS nuk ka akzuar Xhazaerin se është përpjekur për të vrarë kryetarin e grupit, mirëpo deri tani ISIS nuk ka dhënë shpërblime për vrasjen e një prej anëtarëve të tij. sipas gazetës Guardian, ky shpërblim është përcaktuar për shkak se Xhazaeri dyshohet se ka komplotuar atentatin kundër Abu Bekr Bagdadit, i cili po kalon momentet e fundit në zonat e kontrolluara nga ISIS.

 

 

Tags