Sa’d Al-Hariri: Bashkësia Ndërkombëtare të ndalojë agresionin e Izraelit
Kryeministri i Libanit ka deklaruar se Bashkësia Ndërkombëtare në bazë në bazë të rezolutës 1701 të KS të OKB, duhet të ndalojë agresionet e përditshme të regjimit të Izraelit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sa’d Al-Hariri, kryeministri i Libanit, të premten në takim me Stefano Del Col, komandantin e UNIFEL, në Bejerut, deklaroi se regjimi sionist për çdo ditë po shkelë hapësirën ajrore dhe ujore të Libanit.
Sa’d Hariri ka thënë se automjetet ushtarake të ushtrisë së Libanit do të vazhdojnë patrullimin në kufijtë e Libanit dhe Palestinës së pushtuar në mënyrë që të zgjidhet çfarëdo lloj dileme në procesin e zbatimit të rezolutës 1701 nga ana e palës libaneze.
Kryeministri e Libanit ka theksuar: “Ky vend do të vazhdojë zbatimin e rezolutës 1701 të KS të OKB dhe respektimin linjave ujore dhe kufijve jugor, sepse shtimi i tensioneve nga ana e regjimit sionist nuk është në interes të Libanit”.