ISIS ekzekuton 3 vëllezër në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85565-isis_ekzekuton_3_vëllezër_në_irak
Grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar tre vëllezër pas marrjes peng në provincën Salaudin, në veri të Bagdadit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2019 15:08 Europe/Tirane
  • ISIS ekzekuton 3 vëllezër në Irak

Grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar tre vëllezër pas marrjes peng në provincën Salaudin, në veri të Bagdadit.

Sipas mediave irakiane, tre vëllezërit kishin shkuar në shkretëtirë për të marrë kërpudha  të martën dhe ishin kapur nga terroristët e ISIS. Terroristët e ISIS i kanë vrarë të tre vëllezërit të martën. Pavarësisht nga fakti se përfundimi i sulmeve ushtarake të ISIS ishte shpallur më parë, sulmet sporadike të terroristëve të ISIS janë ende duke u zhvilluar në Kirkuk, Irakun e veriut dhe në pjesët perëndimore të vendit.