Iraku nuk pranon baza të diktuara dhe të huaja ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85676-iraku_nuk_pranon_baza_të_diktuara_dhe_të_huaja_ushtarake
Kryeministri irakian Adel Abdul’mehdi në takim me Patrick Shanahan përgjegjës i DAM ka deklaruar se Iraku nuk pranon ngritjen e baza të diktuara dhe të huaja ushtarake në vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 13, 2019 05:23 Europe/Tirane
  • Iraku nuk pranon baza të diktuara dhe të huaja ushtarake

Kryeministri irakian Adel Abdul’mehdi në takim me Patrick Shanahan përgjegjës i DAM ka deklaruar se Iraku nuk pranon ngritjen e baza të diktuara dhe të huaja ushtarake në vend.

Kryeministri irakian tha se Iraku në vendimet e tij vepron në formë të pavarur dhe nuk ndikohet nga asnjë palë. Kryeministri irakian në këtë takim tha se në bazë të marrëveshjes dypalëshe të sigurisë mes Irakut dhe Amerikës, misioni i forcave amerikane në Irak kufizohet vetëm në luftën kundër terrorizmit dhe trajnimin e forcave irakiane dhe në asgjë tjetër. Kjo deklaratë e kryeministri Abdul’mehdi erdhi në përgjigje të deklaratave të fundit ndërhyrëse të presidentit Donald Trump mbi përdorimin e territorit irakian për kontrollimin dhe monitorimin e rajonit. Mesa duke qeveria amerikane me pretekstin e përballjes me ISIS, trupat ushtarake të saj synon t’i transferojë nga Siria për në Irak me qëllim që të ruajë fuqinë reaguese të ndërhyrjes ushtarake të saj në Siri. Vizita e përgjegjësit të DAM në Irak ka si qëllim kryesor pikërisht vendosjen e trupave amerikane në Irak dhe rolin e tyre në përballje me ISIS. Megjithatë pritet që Shanahan të parashtrojë edhe çështjen e pranisë së Iranit në Irak, të cilën pritet ta kritikojë gjatë takimeve me autoritetet e larta të Irakut.