Izraeli turpërohet në Golan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85699-izraeli_turpërohet_në_golan
Në natën e së hënës në të martën, regjimi izraelit filloi sulme kundër Kuneitrës, pranë Golanit që ky regjim e mban të pushtuar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 13, 2019 20:19 Europe/Tirane
  • Izraeli turpërohet në Golan

Në natën e së hënës në të martën, regjimi izraelit filloi sulme kundër Kuneitrës, pranë Golanit që ky regjim e mban të pushtuar.

Ky ishte sulmi i parë izraelit pas 23 ditësh, megjithatë sulmet që Netanjahu tha se ishin drejtuar kundër "objektivave iranianë" në jug të Sirisë, janë një dështim i madh. Sajti DEBKAfile, i afërt me qarqet e inteligjencës së ushtrisë izraelite, beson se kjo ishte një përpjekje e kotë e Netanjahut për të fshehur dështimin. Ai pretendon se këto sulme kishin në shënjestër rajonin Kuneitra "pasi forcat pro-iraniane të kryesuara nga Hezbollahu janë ende atje pranë kufijve izraelitë. Këta të fundit u maskuan si ushtarë sirianë, edhe pse Rusia premtoi t'i largojë ata nga kufiri i Izraelit . Kjo faqe sheh përmes këtyre sulmeve, një përgjigje formale nga shefi i stafit të ri i shtabit të ushtrisë izraelite, Aviv Koçavi, i cili "do të donte të tejkalonte paraardhësin e tij, Eiezenkot, duke zgjedhur rrugën e fortë". Por shumë pak analistë janë mashtruar: për këto sulme të reja, regjimi i Tel Avivit zgjodhi të mos përdorte avionët luftarakë ose raketat e tij. Ai përdori artileri të rëndë dhe tanke, duke zgjedhur që të mos ndërmerrte ndonjë rrezik, vetëm pak ditë pas një paralajmërimi të ashpër nga Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, i cili tha jo më shumë dhe jo më pak: " Raketat tona me saktësi të lartë do të sulmojnë vendbanimet izraelite në përgjigje të sulmeve izraelite, qoftë të drejtuara kundër Hezbollahut apo aleatëve tanë. " Për shumë komentues, sulmi me artileri të rëndë i Izraelit kundër Kuneitrës përbën një tërheqje radikale të Tel Avivit që duket se e ka kuptuar mirë mesazhin. Sulmet kanë lejuar gjithashtu ushtrinë siriane të gjejë alibinë e nevojshme për të forcuar pozicionet e saj në Golan. Për herë të parë që nga operacioni i saj ushtarak në provincën Quneitra më 2018, ushtria siriane ka përforcuar praninë e saj në lartësitë e Golan, shumë pranë vijës së kontaktit. Sipas Al-Masdar News, Divizioni i 5-të i Ushtrisë Siriane thuhet se dërgoi përforcime në zonën pranë bazës së 90-të të brigadës së blinduar në provincën Kuneitra. Ky vendim i komandës së lartë të ushtrisë qeveritare siriane vjen vetëm 24 orë pas njoftimit të vënies në gatishmëri të forcave anti-ajrore siriane në Sirinë perëndimore. Me pak fjalë, forcat siriane dhe aleatët e tyre janë në pozitë të përkryer pre-ofensive. Kjo është shumë për një regjim izraelit që po luan supermenin, në një nga momentet më të këqija të historisë së tij.