Arabia Saudite në listën e zezë financiare të BE
BE ka futur në listën e zezë financiare të tij, emrin e Arabisë Saudite për shkak të kontrollit të dobët të burimeve financiare ndaj terrorizmit dhe pastrimit të parave.
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, Evropa ka futur në listën e zezë të saj, emrin e Arabisë saudite për shkak se ky vend ka kontroll të dobët në burimet financiare të terrorizmit dhe pastrimin e parave dhe kjo përbën kërcënim për unionin. Në listën e zezë financiare të BE gjenden 23 vende të tilla si Afganistani, Koreja e Veriut, Irani, Iraku, Siria, Libia dhe Jemeni. Përveç Arabisë Saudite në këtë listë është futur edhe Panamaja. Futja në këtë listë e bën të vështirë punën dhe lidhjet financiare me BE, pasi bankat për të kryer transaksione bankare me vendet që ndodhen në këtë listë duhet të jenë shumë herë më të kujdesshme.