Forcat jemenase kapin dronin gjerman
Sipas agjencisë së lajmeve al-Masirah, operacionet e forcave të Jemenit kundër agresorëve sauditë dhe mercenarëve të tyre vazhdojnë në fusha të ndryshme të betejës.
Forcat e Jemenit kanë nisur kohët e fundit një ofensivë të re kundër mercenarëve sauditë në provincën e Jemenit al-Xhouf. Si rezultat i këtyre operacioneve, një numër mercenarësh sauditë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën rëndë. Përveç kësaj, imazhet e publikuara në media tregojnë një dron pothuajse krejt të ri gjerman i tipit Luna X 2000 që është kapur nga forcat jemenase. Ky dron që kushton 2 milion dollarë është pjesë e pajisjeve ushtarake të blera nga regjimi i Riadit në Berlin. Gjatë pesë viteve të fundit, Riadi ka qenë importuesi i dytë më i madh i armëve në botë me 225% rritje të blerjeve të armëve.