Dorëzohen disa prej anëtarëve të ISIS në Siri
Shkurt 21, 2019 06:13 Europe/Tirane
Me afrimin e përleshjeve mes forcave demokratike kurde të Sirisë dhe grupit terrorist ISIS në rajonin Baguz në lindje të Sirisë, disa elementë të grupit terrorist ISIS janë vetë dorëzuar.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Rusia Today sipas të cilës 25 kamionë me elementë të ISIS dhe familjet e tyre janë vetë dorëzuar tek forcat kurde dhe pritet që shumë shpejt edhe pjesa tjetër e mbetur e grupit terrorist ISIS në rajonin Baguz të largohet nga ky rajon. Ndërkohë agjencia informative Akhbar ka njoftuar se rreth 15 mijë pjesëtarë të ISIS janë në pritje të transferimit të tyre nga Siria për në Irak. Në lindje të Sirisë janë bllokuar 200 familje siriane.
Tags