Avionët sauditë sulmojnë rajonin Hexha në Jemen
Avionët luftarakë të Arabisë saudite kanë bombarduar disa herë rajonin Hexha në veriperëndim të Jemenit.
Në këtë sulm është vrarë 1 dhe janë plagosur 9 civilë mes tyre disa gra dhe fëmijë. Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika dhe disa vende arabe që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.