Marrëveshja trepalëshe e Amerikës, ISIS dhe kurdëve të Sirisë
(last modified Thu, 21 Feb 2019 11:48:10 GMT )
Shkurt 21, 2019 12:48 Europe/Tirane
  • Marrëveshja trepalëshe e Amerikës, ISIS dhe kurdëve të Sirisë

Forcat demokratike të kurdëve të Sirisë në bazë të një marrëveshje trepalëshe të arritur me Amerikën dhe ISIS, kanë larguar forcat e këtij grupi terrorist nga pjesa lindore e Eufratit në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat demokratike të kurdëve të Sirisë në bashkëpunim me koalicionin e ashtuquajtur ndërkombëtar të drejtuar nga Amerika, në bazë të një marrëveshje trepalëshe sekrete, kanë larguar forcat e grupit terrorist ISIS nga bastioni i fundit i tyre në lindje të Eufratit.

Media siriane duke publikuar fotografi që paraqesin kamionët që transportojnë terroristët e ISIS, në lidhje me këtë çështje kanë shkruar: “Forcat demokratike të kurdëve të Sirisë duke mashtruar njësitet aleate arabe të tyre në zonat rreth rajonit të fundit të pranisë së terroristëve të ISIS në lindje të Eufratit, kanë marrë terroristët e mbetur të ISIS në zonën e rrethuar Al-Baghuz dhe me ndihmën e forcave amerikane i kanë transferuar ata në rajone të tjera.

Faqja informative “Morasilun” ka shkruar: “Mbi 40 kamionë kanë transferuar 1500 terrorist të grupit takfirist ISIS dhe familjet e tyre nga rajoni Al-Baghuz në drejtim të zonës naftore Al-Omar. “Forcat demokratike të kurdëve të Sirisë ditën e kaluar kanë deklaruar gatishmërinë e kamionëve për të hyrë në bastionin e fundit të terroristëve të ISIS me qëllim të transferimit të civilëve, mirëpo të gjitha fotografitë e publikuara tregojnë se këta kamion kanë transportuar terroristët e grupit takfirist ISIS”, shkruan kjo media.

Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Sirisë gjithashtu të enjten në orët e para të mëngjesit kanë deklaruar se operacionet për transferimin e 2000 pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS dhe familjet e tyre janë kryer në bazë të një marrëveshje të arritur mes grupit terrorist ISIS, Amerikës dhe kurdëve të Sirisë.

Rami Abdurrahman, drejtori i kësaj organizate të varur nga opozitarët e Sirisë, ka thënë: “26 kamionë që transportonin 2000 persona në mesin e tyre 160 terrorist të ISIS që shumica e tyre ishin jo sirianë dhe komandantë të këtij grupi terrorist shtetas të vendeve arabe, janë larguar nga rajoni Al-Baghuz”.

Ai ka shtuar: “Terroristët e grupit ISIS nga kjo zonë janë transferuar me kamionë të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Amerika, mirëpo deri më tani nuk dihet se ata a do të transferohen në provincën Idlib ashtu siç ishte deklaruar më parë, apo do të dërgohen në ndonjë vend tjetër”.

Abdurrahman ka shtuar: “Rreth 200 terrorist të ISIS akoma po qëndrojnë në rajonin e rrethuar Al-Baghuz dhe nuk po pranojnë të dorëzohen dhe as të largohen nga ky rajon. Pas zbatimit të kësaj marrëveshje, pritët që së shpejti koalicioni ndërkombëtar amerikan të deklaroi përfundimin e pranisë së ISIS në lindje të Eufratit”.  

Tags