Amerika mundohet ta ringjallë ISIS-2 në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85973-amerika_mundohet_ta_ringjallë_isis_2_në_irak
Një deputet i koalicionit Al-Bena'e" në Parlamentin e Irakut ka paralajmëruar për komplotin e ri të Amerikës në Irak për ta ringjallur ISIS-2.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 23, 2019 11:59 Europe/Tirane
  • Amerika mundohet ta ringjallë ISIS-2 në Irak

Një deputet i koalicionit Al-Bena'e" në Parlamentin e Irakut ka paralajmëruar për komplotin e ri të Amerikës në Irak për ta ringjallur ISIS-2.

Muhamed Al-Baldavi, deputet i koalicionit Al-Bena'e, ditën e shtunë në një intervistë për faqen informative "Al-Ma'luma", ka thënë: "Amerika një numër të madh të terroristëve të ISIS ka transferuar nga lindja e Sirisë brenda në bazat e saj në Irak".

Al-Baldavi ka theksuar: "Veprimi i terroristëve të ISIS për ta dorëzuar veten dhe familjet e tyre te forcat amerikane pa koordinimin me qeverinë e Sirisë, tregon nivelin e bashkëpunimit mes Amerikës dhe ISIS".

Nga ana tjetër Kasi Al-Anbari, drejtori i zyrës së organizatës Badr në provincën Anbar në perëndim të Irakut, ka njoftuar lëvizjet e forcave amerikane me qëllim që disa rajone në provincën Anbar të Irakut përsëri të pushtohen nga terroristët takfirist.

Ai ka thënë: "Të gjitha operacionet terrorist brenda provincën Anbar bëhen me mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të forcave Amerikane".