Princesha Rima, gruaja e parë ambasadore saudite në SHBA
Me dekretin e mbretit Salman, princesha Rima Bint Bandar bin Sulltan është emëruar ambasadore e re e Arabisë Saudite në SHBA.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se princesha Rima Bint Bandar bin Sulltan, e bija e ambasadorit shumëvjeçar në Uashingtonu Bandar bin Sultan Al Saud, sfidë të madhe do ta ketë përmirësimin e imazhit të vendit të vet në SHBA.
Ajo në këtë pozitë do ta zëvendësojë princin Khalid bin Salman, ish-pilot, djalë i mbretit Salman dhe vëlla i trashëgimtarit të fronit Muhamed bin Salman, i cili tani është zëvendësministër i punëve të jashtme të Arabisë Saudite.
Muhamed bin Salman është nën llupën e opinionit botëror pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi më 2 tetor të vitit të shkuar në Konsullatën saudite në Stamboll.