Kthimi i Sirisë në Ligën Arabe
Hammouda Sabbagh, kryetari i Parlamentit të Sirisë, ka deklaruar se me ftesës zyrtare të homologut të tij jordanez, në krye të një delegacioni, do të marrë pjesë në samitin e Unionit të Parlamenteve Arabe që do të zhvillohet në Aman, kryeqytetin e Jordanisë.
Një delegacion parlamentar jordanez i kryesuar nga Tarik Khurim, deputet i Parlamentit të Jordanisë, më 12 shkurt ka zhvilluar një vizitë në Damask dhe gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit të Sirisë, e ka ftuar atë në mënyrë zyrtare për të marrë pjesë në samitin e 29-të të Unionit të Parlamenteve Arabe i cili do të zhvillohet të premten në Aman të Jordanisë.
Sipas burime informative të Libanit, Nabie Bari, kryetari i Parlamentit të Libanit gjithashtu të premten do të shkojë në Jordani për të marrë pjesë në këtë takim i cili do të zhvillohet me moton "Kodsi, kryeqyteti i përhershëm i Palestinës".