Terroristët në perëndim të Sirisë pësojnë humbje të mëdha
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86059-terroristët_në_perëndim_të_sirisë_pësojnë_humbje_të_mëdha
Ushtria siriane i ka shkaktuar humbje të mëdha terroristëve takfiristë në periferinë veriore të Hamas, në perëndim të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 26, 2019 21:21 Europe/Tirane
  • Terroristët në perëndim të Sirisë pësojnë humbje të mëdha

Ushtria siriane i ka shkaktuar humbje të mëdha terroristëve takfiristë në periferinë veriore të Hamas, në perëndim të Sirisë.

Në sulmin e ushtrisë siriane një numër i madh i terroristëve takfiristë të frontit Al Nusra është vrarë dhe shumë terroristë të tjerë janë plagosur. Ushtria siriane po ashtu të hënën ka penguar terroristët e frontit Al Nusra të depërtojnë në periferinë veriore të Hamas, duke vrarë një numër të madh të tyre. Nga ana tjetër dje, burimet mediale kanë njoftuar për vrasjen e 24 civilëve sirianë si pasojë e një shpërthimi në provincën Hamah në perëndim të Sirisë. Burimet informative të Sirisë kanë njoftuar se si pasojë e këtij shpërthimi terrorist janë plagosur edhe disa civilë të tjerë. Deri më tani nuk janë publikuar më shumë detaje në lidhje me këtë shpërthim.