Gratë dhe fëmijët Izedi bashkohen me familjet në Irakun verior
Një grup i grave dhe fëmijëve të Irakut të pakicës Izedi, të liruar më parë këtë javë pas pesë vjet robërie në duart e grupit terrorist ISIS në Sirinë fqinje, janë ribashkuar me familjet e tyre në Irak.
Familjet e gëzuara u takuan të shtunën me të dashurit e tyre në rrugën që lidh qytetin verior të Sinxharit me qytetin Dohuk. Prindërit ishin atje për të mirëpritur fëmijët e tyre, ndërsa shumë prej tyre janë ende të humbur në territoret që mbahen nga ISIS, ose janë konfirmuar të vrarë. Grupi i tre grave dhe 18 fëmijëve Izedi kaluan në Irak nga Siria të premten. Ata ishin mes mijëra civilëve që u larguan nga zona e fundit e sundimit territorial të ISIS-it në fshatin e rrethuar sirian Baghuz pranë kufirit me Irakun. Më shumë se 2,500 kurdë Izedi kanë humbur jetën nga krimet e ISIS-it, ndërsa 6,000 të tjerë - kryesisht gra dhe fëmijë - ishin rrëmbyer.