Kundërshtohet prania e trupave të huaja në Irak
Mars 05, 2019 15:30 Europe/Tirane
Koalicioni i reformave dhe rindërtimit në Irak kundërshtoi praninë e trupave të huaja dhe krijimin e bazave ushtarake në territorin e Irakut.
Koalicioni i reformave dhe rindërtimit të Irakut, kryesuar nga Sejed Ammar Hakim, miratoi vendimin e këshillit për të kundërshtuar praninë e trupave të huaja dhe krijimin e bazave të përhershme amerikane në tokën e Irakut. Presidenti i SHBA Donald Trump kohët e fundit tha se nuk ka ndërmend të tërheqë trupat amerikane nga Iraku. Me rënien e ISIS në Irak në dhjetor 2017, populli, partitë, personalitetet dhe mediat irakiane bëjnë thirrje për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi i tyre.
Tags