Vazhdojnë krimet e regjimit Al Saud në agresionin kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86298-vazhdojnë_krimet_e_regjimit_al_saud_në_agresionin_kundër_jemenit
Koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka sulmuar me raketa dhe artileri disa vendbanime në provincën Sa’de në veri të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 07, 2019 10:50 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë krimet e regjimit Al Saud në agresionin kundër Jemenit

Koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka sulmuar me raketa dhe artileri disa vendbanime në provincën Sa’de në veri të Jemenit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në sulmin me artileri që sot ka kryer koalicioni agresor i Arabisë Saudite në qytetin Razeh në provincën kufitare Sa’de në veri të Jemenit, është vrarë një civilë jemenas dhe janë plagosur dy të tjerë.

Regjimi Al Saud edhe ditën e mërkurë ka sulmuar me raketa dhe artileri qytetin kufitar Zareh. Në sulmin e të mërkurës që është kryer nga agresorët saudit në qytetin kufitare Shada janë plagosur dy persona.

Ndërkohë burimet jemenase kanë njoftuar se njësitë e dronëve të ushtrisë së Jemenit kanë sulmuar bastionet e mercenarëve të koalicionit saudit në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite dhe kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra prej tyre.