Mundësia për ekzekutimin e terroristëve të huaj në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86313-mundësia_për_ekzekutimin_e_terroristëve_të_huaj_në_irak
Presidenti i Irakut ka dhënë mundësinë e ekzekutimit me vdekje të terroristëve të huaj në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 08, 2019 05:27 Europe/Tirane
  • Mundësia për ekzekutimin e terroristëve të huaj në Irak

Presidenti i Irakut ka dhënë mundësinë e ekzekutimit me vdekje të terroristëve të huaj në Irak.

Berham Saleh, në një intervistë për gazetën The National ka thënë: Pjesëtarët e ISIS do të gjykohen sipas ligjeve në Irak dhe në rast se shpallen fajtorë mund të dënohen me vdekje. Kohë më parë Siria i ka dorëzuar Irakut 250 terroristë të ISIS, nga të cilët 13 janë shtetas francezë. Pjesa e mbetur e ISIS në Siri gjendet në fshatin Baguz dhe rajonet kufitare mes Irakut dhe Sirisë. Donald Trump kohë më parë ka kërkuar nga vendet evropiane që të pranojë kthimin e terroristëve me shtetësi evropiane. Amerika ka arrestuar 800 terroristë të ISIS në Siri dhe kërkon kthimin e tyre në Evropë.