Amerika përdor përsëri bomba me fosfor në Siri
(last modified Fri, 08 Mar 2019 07:57:19 GMT )
Mars 08, 2019 08:57 Europe/Tirane
  • Amerika përdor përsëri bomba me fosfor në Siri

Megjithëse janë të ndaluara ndërkombëtarisht, Amerika edhe një herë ka përdorur bombat me fosfor gjatë bombardimit të rajoneve të ndryshme të Sirisë.

I ashtuquajturi koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që supozohet të luftojë grupin terrorist takfirist ISIS, ka përdorur bomba me fosfor të bardhë kundër fshatit Baghuz në provincën lindore të Sirisë Dejrul Zur. Burime lokale të cilat kanë kërkuar të mbeten anonim, u thanë agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë SANA se aeroplanë ushtarakë të SHBA kanë kryer sulme në fshatin Baghuz, që ndodhet rreth 110 kilometra në lindje provincës Dejrul Zur, duke përdorur armë të ndaluara ndërkombëtarisht, saktësisht bombat me fosfor. Në fund të muajit të kaluar, ambasadori sirian në Kombet e Bashkuara Bashar al-Xha'afari konfirmoi në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se aleanca e udhëhequr nga SHBA kishte përdorur bomba me fosfor të bardhë në po të njëjtin fshat. Agjencia SANA raportoi gjithashtu se koalicioni i udhëhequr nga SHBA kishte hedhur bomba me fosfor të bardhë në qytetin Haxhin. Më 8 shkurt, dy avionë luftarakë F-15 të Forcave Ajrore të SHBA-së s kishin sulmuar të njëjtin rajon sirian me bomba me fosfor të bardhë.

Tags