Shkatërrohet një dron i spiunazhit të koalicionit agresor saudit
Mars 09, 2019 11:48 Europe/Tirane
Forcat jemenase kanë arritur të rrëzojnë dhe shkatërrojnë një dron spiunazhi të forcave të koalicionit agresor saudit.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se forcat e kundërajrore të ushtrisë së Jemenit dhe rezistencës popullore të Jemenit në një operacione kanë rrëzuar një dron spiunazhi të koalicionit agresor saudit në rajonin Xhizan në jug të Arabisë Saudite.
Një burim ushtarak jemenas ka theksuar se vendi i saktë i rrëzimit të këtij droni është në lindje të bazës Xhahfan.
Vlen të theksohet se forcat jemenase deri më tani kanë rrëzuar disa dronë të forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.
Tags