Vriten disa civilë në qytetin Palmira të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86357-vriten_disa_civilë_në_qytetin_palmira_të_sirisë
Burimet siriane njoftuan për vrasjen e 8 dhe plagosjen e 11 personave të tjera pas një shpërthimit të një mine të vendosur nga grupi terrorist ISIS në shkretëtirën Palmira.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 09, 2019 20:11 Europe/Tirane
  • Vriten disa civilë në qytetin Palmira të Sirisë

Burimet siriane njoftuan për vrasjen e 8 dhe plagosjen e 11 personave të tjera pas një shpërthimit të një mine të vendosur nga grupi terrorist ISIS në shkretëtirën Palmira.

Agjencia siriane e lajmeve Sana njoftoi se elementë terroristë të ISIS ditën e shtunë kanë vendosur mina në fshatin Arak pjesë e shkretëtirës Palmira në provincën Homs në lindje të Sirisë. Dje një familje siriane me 5 persona mes tyre 4 fëmijë janë  vrarë pas shpërthimit të një bombe të vendosur nga terroristët e ISIS në periferinë veriore të provincës Hamah. Terroristët në Siri po kalojnë ditët e tyre të fundit mirëpo bombat dhe minat e vendosura prej tyre vazhdojnë të jenë problem për popullatën civile. Ushtria e Sirisë ka sulmuar me raketa dhe artileri bastionet e terroristëve në periferi të qytetit Sarakib në Idlib në veriperëndim të Sirisë. Në këtë operacion të ushtrisë siriane janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë. Ndërkohë forcat demokratike të kurdëve të Sirisë kanë arrestuar 400 terroristë të grupit takfirist ISIS të cilët ishin duke u arratisur nga rajoni Baghuz në zonat kufitare mes Sirisë dhe Irakut. Disa grupe terroriste që veprojnë në qytezat dhe fshatrat veriore të provincës Hamah dhe të provincës Idlib përsëri kanë vazhduar sulmet e tyre kundër pozicioneve të ushtrisë siriane dhe kundër vendbanimeve civile në këto rajone.