Ushtria siriane sulmon pozicionet e terroristëve takfiristë në Hamah
Në sulmin e forcave të ushtrisë së Sirisë kundër bastioneve të terroristëve takfiristë në pjesën veriore të provincës Hamah në perëndim të Sirisë, janë vrarë disa terroristë.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se operacionet e forcave të ushtrisë së Sirisë kundër terroristëve janë kryer në rajonin Tel Sakhar në pjesën veriore të provincës Hamah ku janë plagosur edhe një numër i madh i terroristëve.
Forcat e ushtrisë së Sirisë edhe ditën e premte kanë sulmuar pozicionet e terroristëve në provincën Hamah dhe i kanë shkaktuar dëme të mëdha terroristëve.
Disa grupe terroriste akoma veprojnë në qytezat dhe fshatrat në pjesën veriore të provincës Hama dhe në provincën Idlib dhe forcat e ushtrisë siriane në mënyrë të vazhdueshme po kryejnë operacione kundër grupeve terroriste në këto rajone.