Vazhdon përdhosja e xhamisë Al Aksa nga kolonët sionistë
Kolonët sionistë nën mbështetjen e forcave ushtarake dhe policore të regjimit sionist përsëri kanë hyrë me dhunë në ambientet e xhamisë Aksa në Bejtul-Mokades dhe kanë përdhosur këtë vend të shenjtë.
Qendra informative e Palestinës ka njoftuar se kolonët sionistë ditën e diele pasi kanë hyrë me dhunë në ambientet e xhamisë Aksa, kanë kryer ritualet e fesë çifute në këtë vend të shenjtë islam.
Ditën e kaluar dy ushtarë të regjimit sionist në një veprim ofendues, kanë hyrë me çizme në ambientet e kësaj xhamie në Bab Rahmet dhe kanë përdhosur ambientet e këtij vendi të shenjtë.
Situata në xhaminë Al Aksa dhe sidomos në pjesën Bab Rahmet e cila është rihapur pas 16 viteve nga besimtarët myslimanë, është shumë e tensionuar dhe negociatat mes regjimit sionist dhe Jordanisë për zgjidhjen e këtij problemi akoma nuk kanë sjell kurrfarë rezultati.